Pikiata në të bërit biznes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rënia e Shqipërisë me 35 vende në listën e raportit ?Doing Business? që publikon përvit Banka Botërore, shpjegohet nga qeveria, si një ngecje e treguesve të lehtësirave ekonomike, për shkak të reformave që janë marrë në shumë fusha. Me qene se vendi ynë kishte humbur 67 pikë në miratimin e lejeve të ndërtimit, Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, sqaroi se ky indikator është përkeqësuar për shkak të vendimit për bllokimin e lejeve nga KKT. Ndërsa sa i përket elementëve të tjerë që kishin pësuar rënie, ministri Ahmetaj tha se Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të lartë të konkurrueshmërisë në rajon dhe se renditja më poshtë ka qënë për shkak të ndryshimit të metodës së matjes që banka ka bërë këtë vit. Por Partia Demokratike e konsideron këtë raport si një vulë që institucionet ndërkombëtare po i venë Shqipërisë për shkak të nivelit të madh të korrupsionit, evazionit dhe taksave të larta. Ish-Ministri i Ekonomisë Florioni Mima, tha se raporti tregon qartë se investitorët e huaj, nuk do të vijnë të bëjnë biznes në Shqipëri. Në raportin e Të Bërit Biznes 2016-të Shqipëria renditej e 97-ta mes 189 ekonomive në botë. Në 6 prej 10 treguesve që tregojnë këto lehtësi Shqipëria ka humbur pikë krahasuar me një vit më parë. Nisja e biznesit ka rënë me 4 pikë, lejet e ndërtimit me 67, furnizimi me energji me 3, regjistrimi i pronës me 3, marrja e kredisë me 6 dhe taksat me 12 pikë.