Basha: Rama, luks i shfrenuar në Hong Kong - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha flet per depresion ekonomik ne Shqipëri. Duke iu referuar raportit me te fundit të Bankës Botërore, ai tha politika e padrejta e taksave dhe keqqeverisja i kane shkaktuar shtetit gropën ne buxhet.?Ndërkohë që Edi Rama është në luks të shfrenuar në Hong Kong, BB thotë se Shqipëria ka rënë në pikiate, ekonomia është në depresion. Kam ardhur të ndajmë jo vetëm revoltën për shkopin arbitrar që godet qytetarët ndërsa janë duke u shtuar në mënyrë marramendëse pasuria e oligarkëve në qeveri. 30 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit në një muaj kanë shkuar për të shtuar pasurinë e qeveritarëve. Shkaku i varfërisë është kërbaçi, politika e padrejtë e taksave?, tha kreu i demokratëve.Gjatë takime me tregtare ne qytetin e Fierit, kryetari i demokrateve premtoi se qeveria e demokrateve parashikon ne platformën e saj ekonomike lehtësira fiskale.?Ulja me e madhe e taksave duke nisur me tatim fitimin uljen me 6 %. Bizneset do të paguajnë vetëm 9 % tatim fitimi. Rreth 500 milionë lekë që merr qeveria nga taksat e rritura dhe që përfundojnë në xhepat e tyre do t?ia kthejmë ekonomisë për të hapur vende pune si prioriteti ynë më i madh, për të krijuar më shumë mundësi për biznesin dhe për ti dhënë frymëmarrje ekonomiste. Do të rrisim tavanin e biznesit të vogël në 120 milionë lekë. Do të ulim çmimin e energjisë duke ulur me 15 % TVSH për biznesin dhe me 19 % për konsumatorët. Do të ulim çmimin e naftës duke ulur 240 lekë taksën e qarkullimit. Falim pa kushte të gjitha kamatëvonesat e energjisë?.Prej disa javësh, drejtuesi i opozitës Lulzim Basha ka ndërmarre nje tur takimesh ne disa qytete te vendit, te fokusuara mbi gjendjen ekonomike te vendit.

Free Traffic Exchange