Konflikti në “Lagunën Blu” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo çka po ndodh ne fshatin turistik qe njihet me emrin Laguna Blu ne Golem është nje krim shtetëror. Kështu e ka cilësuar Artan Lame, drejtori i ALUIZNI-t konfliktin e krijuar mes banorëve te zonës dhe një shoqërie private që kërkon të ndërtoje në hapësirat e përbashkëta. Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Lame sqaroi se nje përfaqësi e banoreve, kane paraqitur ankese pranë ALUIZNI-t duke kërkuar ndërhyrjen e tij. Te martën, nje shoqëri private qe pretendon se ka leje te rregullt ndërtimi të lëshuar nga komuna Golem në vitin 2014, ka prishur disa gardhe ne fshatin turistik Laguna Blu, me synimin e ndërtimit të disa objekteve fare pranë detit. Por sipas banorëve, ndërhyrja është e paligjshme, pasi një pjesë e tokës disponohet prej tyre dhe e kanë në proces legalizimi. Për konfliktin në Lagunën Blu ka reaguar edhe opozita.

Free Traffic Exchange