http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo biznes qe nuk lëshon kupon tatimor herën e pare dënohet me gjobe e ne rast përsëritje me burg. Pavarësisht kritikave komisioni i ligjeve me votat e mazhorances ka miratuar ndryshimet ne kodin penal duke përfshire edhe nenin qe denon me 3 vjet burg ata qe nuk lëshojnë kuponin tatimor. Edhe pse opozita këmbënguli qe mosdhënia e kuponit te mbetet kundravajtje, i vetmi lëshim qe beri qeveria ishte qe per shkeljen e pare ndaj biznesit te vendoset gjobe dhe vetem ne rast përsëritje te dënohet me burgim personi qe nuk e ka lëshuar kuponin tatimor. Ndryshimet ne kodin penal u hartuan nga qeveria si pjese e luftës kundër informalitetit dhe masat ndëshkimore nuk jane ashpërsuar vetëm per bizneset, por edhe ndaj punonjësve te tatimeve te cilet ne rast te moskryerjes se detyrave që lidhen me vjeljen e taksave dënohen deri ne 7 vjet burg.