Engel: Ndal dhunës në kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur deputetë të Vetëvendosjes kanë paralajmëruar përdorimin e gazit lotsjellës për të bllokuar sërish kuvendin, ndërkombëtarët vijojnë thirrjet e tyre për rikthim të dialogut në parlament. Kongresmeni amerikan Eliot Engel, përmes një seri komentesh në rrjetin social Twitter, pasi ka uruar Prishtinën për nënshkrimin e MSA-së, ka shprehur shqetësimin e tij për dhunën e përdorur së fundmi në seancat parlamentare. ?I kërkoj të gjitha palëve të ruajnë qetësinë, të vijojnë dialogun dhe të shprehin të gjitha argumentet e tyre brenda institucioneve të Kosovës?, shkruan kongresmeni amerikan. Engel vijon komentin e tij duke thënë se dhuna nuk ka vend në politikë. Apeli i zyrtarit të lartë amerikan vjen para ratifikimit që kuvendi i Kosovës duhet t?i bëjë marrëveshjes së stabilizim asociimit ditën e hënë, kur është caktuar të mbahet seanca e radhës. Deri më tani vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar praninë dhe votimin e MSA-së në Parlament. Më herët edhe ambasadorët e vendeve të kuintit pasi dënuan dhunën, kërkuan rikthimin në normalitet të punimeve të Kuvendit.