SHBA-BE, apel Maqedonisë - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-02 1

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca, përmes një deklarate të përbashkët kanë ftuar partinë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, të drejtuar nga Nikola Gruevski, të respektojë marrëveshjen e 2 qershorit dhe të mos zvarrisë zbatimin e reformave të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.