http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka miratuar ndryshimet në kontratën me kompaninë ?Rapiscan?, e cila ka të drejtat ekskluzive për të bërë skanimin e mallrave që kalojnë në dogana, Komisioni i Ekonomisë i ka kërkuar ministrit të financave të bëjë anulimin e të gjithë marrëveshjes dhe të çojë për ndjekje penale përgjegjësit e saj. Si në relacionin e hartuar nga parlamenti, edhe në fjalën e kreut të komisionit, kontrata shihet si një shkelje e hapur e kodit doganor dhe dhuratë që shteti po i bën një kompanie private në kurriz të taksapaguesve. I ndërgjegjshëm për këtë fakt, ministri Shkëlqim Cani tha se është i detyruar që të japë këtë shërbim te kjo kompani, pasi arbitrazhi në Vjenë mund t?i kushtojë qeverisë shqiptare një vlerë prej 300 milion eurosh. Por vete iniciatorët e marrëveshjes me ?Rapiscan?, ish-Ministri i Financave Ritvan Bode e disa deputete te tjerë te PD, votuan çuditërisht pro heqjes së disa shpenzimeve për biznesin. Bode hodhi poshtë disa nene të marrëveshjes që vetë i kishte hartuar me kompaninë. Ndërsa duke i kthyer përgjigje Braçes, ish-ministri tha se Prokuroria, nuk do të gjejë dot asnjë shkelje. Komisioni përjashtoi nga pagesa per skanimin fasonët dhe mallrat që kalojnë transit, por të gjitha kostot do t?i ngarkohen buxhetit të shtetit. Ministria e Financave do t?i paguajë kompanisë 4 milion euro çdo vit. Por përveç mallrave që janë përjashtuar dhe krijojnë kosto te biznesi, sërish shumë produkte të cilat kalojnë në dogana duhet të paguhen edhe pse nuk ka logjikë financiare. Një shembull është energjia elektrike, e cila edhe pse nuk skanohet duhet të paguajë 22 euro për çdo deklaratë importi apo eksporti.