http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfrytëzoi inaugurimin e ambienteve të reja të komisariatit nr 3 për të risjellë në vëmendje projektligjin e ri për sigurinë publike, por edhe për të kritikuar sërish sistemin e drejtësisë në vend. I pyetur mbi vendosjen e kamerave te sigurisë dhe rastet e cenimit të privatësisë prej tyre, Tahiri tha se masat e shtuara per sigurinë e qytetareve nuk bëjnë gjë tjetër, veçse ndajnë përgjegjësi.Miratimi i projektligjit për masat shtesë të sigurisë publike parashikon që çdo biznes, i cili ka mbi 50 punonjës apo frekuentues, duhet të vendose kamera sigurie me rezolucion të lartë. Po ashtu, kamera do të kenë autobusët, taksitë, shkollat por edhe ambientet publike parqet e lojërave si dhe pallatet në të cilat jetojnë persona me precedentë të rëndë penalë.Sipas draftit të depozituar tashmë në kuvend, të gjithë subjektet kanë afat 30 ditë për të vendosur masat shtesë të sigurisë të cilat miratohen nga komisariati i zonës.