“Të dënohet Ardian Fullani” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria nuk ka hequr dore nga kërkesa për dënimin e ish-guvernatorit te Bankës se Shqipërisë, Ardian Fullani, i akuzuar per shpërdorim detyre. Vetëm pak dite pasi gjykata e shkalles se pare u shpreh per pafajësinë e tij, prokuroria i është drejtuar me nje rekurs Gjykatës se Apelit ne Tirane, ku kërkon dënimin me 5 vite për ish-Guvernatorin. Ne materialin prej 20 faqesh te apelimit, argumentohet se vendimi i Gjykatës se Shkalles se Pare është i padrejte dhe si i tille duhet rrezuar. Ne këtë mënyre, Prokuroria kerkon prishjen e vendimit dhe dënimin e Fullanit per vjedhjen e thesarit dhe blerjen e hotel ?Dajtit?. Ne vendimin e Gjykatës qe e shpalli te pafajshëm Fullanin, thuhet se sa i përket veprimeve dhe mos veprimeve te tij, qe ndikuan ne vjedhjen e bankës, Prokuroria nuk ka mundur te gjeje lidhjen qe ish-Guvernatori ka me grabitjen dhe per pasoje ai është i pafajshëm. Per akuzën e shpërdorimit te detyrës me dem ekonomik për tenderin 30 milion euro per hotel ?Dajtin?, Gjykata argumentoi se Fullani, nuk ka kryer vepër penale pasi godina pavarësisht çmimit te transaksionit është nje aset shtetëror. Por, Prokuroria e Tiranës shprehet e bindur se Fullani ka shkelur ligjin ne blerjen prej 30 milionë eurosh te hotel ?Dajtit? dhe ne mbrojtjen e parave te Thesarit te Shtetit, duke mos nxjerre rregullore te posaçme. Organi procedues konstaton dhe se vlerësimi i ish-hotel ?Dajtit?, se pari është kryer nga eksperte te kontaktuar dhe caktuar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikes, pa asnjë vlerësim nga Banka e Shqipërisë, duke përllogaritur vlerën e pasurisë si nje hotel, ne nje kohe qe ndërtesa nuk do te përdorej nga blerësi per këtë shërbim. Tashme ish-Guvernatori Fullani do te përballet me nje tjeter proces ne Gjykatën e Apelit, e cila do te vulose ne forme te prere fajësinë apo pafajësinë e tij.