Strazimiri: Rama firmosi grabitjen e pasurisë publike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita vijon akuzat kundër kryeministrit Edi Rama, duke thënë se me vendimet e fundit po favorizon klientelën e tij politike.??Ligji i Maliqit? për të pamundurit dhe privilegji e hatri për miqtë janë shfaqur së fundmi në formën më arrogante të mundshme në bregdetin e Golemit, ku Edi Rama ka dhënë leje për prishjen e ambjenteve sportive e të përbashkëta për banorët, në resortin Laguna Blu, duke lejuar që aty të hedhë shtat një ndërtim skandaloz. Me firmën e Edi Ramës po grabitet një pasuri publike për t?u kthyer në biznes për klientelën e tij dhe për ata që kërkon ti nënshtrojë.?Në një deklaratë të dytë nga selia e PD, deputetja Deda akuzoi qeverinë për shkelje me koncesionet e tenderat në shëndetësi.?Me urdhër të Edi Ramës koncesioni 10 vjeçar i hemodializes, me vlere 8,6 milionë dollarë në vit, i është dhënë një kompanie fantazëm, pa zyrë, pa përvojë në këtë drejtim. Sigurisht, Edi Rama nuk do tia dijë për veshkat apo shqetësimet shëndetësore të njerëzve, ai është nisur vetëm nga një qëllim. Biznes, para të thata për të ndarë, 86 milionë dollarë që jepen me fitues të paracaktuar.?Në daljet publike deputetë opozitarë kanë deklaruar se qeveria po varfëron gjithnjë e më shumë qytetarët dhe për ndaluar këtë situatë ka nevojë për reagim popullor.

Free Traffic Exchange