http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizitën treditore në Hong Kong, kryeministri Edi Rama e nisi me Forumin Ekonomik, në të cilin theksoi se Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha dhe e gatshme të mirëpresë investitorët nga Kina dhe Hong-Kongu. Qeveria shqiptare, tha kreu i qeverisë, është angazhuar që të riformësojë modelin e zhvillimit ekonomik, bazuar drejt burimeve të vërteta të zhvillimit.?Të investosh në Shqipëri nuk do të thotë thjesht të investosh në Shqipëri, por të investosh në një treg shumë më të gjerë dhe të kesh potenciale më të mëdha zgjerimi në një zonë që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor. Deri para pak vitesh ishte e pamundur ta imagjinoje këtë zonë si një treg të përbashkët, por sot ajo është në fakt një treg i përbashkët. Për sa i përket taksave dhe kostos së punës, ne jemi në një pozicion shumë të favorshëm, por veçanërisht kosto e punës tek ne deri tani është shumë e ulët. Dua, gjithashtu, të ndaj me ju, një shifër shumë inkurajuese rritjeje. U kthyem drejt një trendi sistematik rritjeje. Vjet arritëm 2.1%. Në fund të vitit synojmë të arrijmë 2.7 - 3%, që sigurisht nuk është e mjaftueshme për ekonominë tonë, por është shumë inkurajuese nëse e shohim si pjesë të një trendi ose si pjesë e një projeksioni që mendohet se do të konsolidohet në vitet e ardhshme.?Një ndër sektorët më fitimprurës në Shqipëri dhe ku hapësira për investime janë të mëdha, është turizmi tha kryeministri Rama.?Qëllimi kryesor i yni është që ta bëjmë Shqipërinë shumë tërheqëse edhe për vizitorët nga Kina, për të krijuar një treg turistik për vizitorët nga Kina. Jam i sigurt që njerëzit që janë pjesë e kësaj industrie dhe që kanë investuar jashtë shtetit do e shikonin Shqipërinë si shumë tërheqëse nga kjo pikëpamje dhe investimet do ishin me shumë leverdi për vitet që do vijnë, sepse ato do të krijojnë padyshim mundësi shumë të rëndësishme për pushuesit nga Kina dhe Hong-Kongu.?Në këtë Forum morën pjesë rreth 100 sipërmarrës nga Hong Kongu dhe Kina, të interesuar për të investuar në Shqipëri dhe për të rritur shkëmbimet me vendin tonë. Gjatë qëndrimit në Hong Kong, Kryeministri Rama do të takohet edhe me guvernatorin Leung Chun-Ying.