Arrestime të reja për drogën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë pas kapjes së 1 toni drogë në portin e Durrësit, policia ka vënë në pranga personin e katër të përfshirë në këtë trafik. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Bledar Osja, 25 vjeç nga Lezha. Ndërkohë në kërkim janë shpallur dhe tre persona të tjerë, Ndoc Deda nga Shkodra, Faik Hasani nga Miloti dhe Kristian Brigja po nga Shkodra, të tre pronarë kompanish. Mbi ta rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, mbrëmjen e së dielës pas bllokimit të hashashit, u arrestuan shoferi i kamionit të ngarkuar me lëndë drusore dhe pronari i tij, e pak ore me vone një shtetas nga Bushati i Shkodrës. Sipas hetimeve, pikërisht ne këtë zone te Shkodrës, ishte grumbulluar kanabisi me destinacion final qytetin e Milanos në Itali. Ngarkesa me një ton kanbis sativa u bllokua në një kamion mbrëmjen e së dielës gjatë operacionit ?Poker? në portin e Durrësit.Droga ishte e paketuar dhe futur në mes të stivave me dru që ishin deklaruar për eksporti. Pakot kishin edhe nga një letër bixhozi, si shenje per pritësit e mallit ne vendin fqinj.

Free Traffic Exchange