Albin Kurti në “Dritare”: Do ta bllokojmë serish Parlamentin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera në opozitë do të bllokojë sërish Kuvendin e Kosovës me gaz lotsjellës. Paralajmërimi është bërë nga ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, gjatë intervistës dhëne për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin ?Dritare? ne Vizion Plus. Kurti tha se opozita, nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjes për bashkësinë e komunave serbe, që sipas tij forcon strukturat serbe në Kosovë. Kurti paralajmëroi se faza tjetër e opozitës është ajo e demonstratave gjithëpopullore, e cila do të vijë në një moment të dytë. Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë bllokuar për të disatën herë punimet në kuvend duke hedhur gaz lotsjellës. Kjo ka shtuar tensionin politik ne Prishtine. Presidentja Jahjaga dhe ndërkombëtaret kane kërkuar dialog mes palëve, pasi mund konflikti rrezikon izolimin e Kosovës dhe frenimin e integrimit.

Free Traffic Exchange