Fiks Fare, 26 Tetor 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

2015-12-02 4

Sherbimi Onkologjik ne QSUT

Ne Sherbimin e Onkologjikut ne QSUT prej disa kohesh mungojne medikamente. Njerezit ankohen duke ardhur ne redaksine e Fiksit apo duke lene mesazhe zanore. Ata thone se kane familjare ne spital te cilet nuk po marrin prej 2 apo 3 muajsh kurat te cilat ndihmojne ne permiresimin e ndjeshem te shendetit, ashtu sikurse mungesa i perkeqeson me ritme te shpejta.
Shkuam prane Sherbimit Onkologjik dhe intervistuam familjare dhe paciente te cilet pohojne se medikamntet qe ju duhen mungojne.
Intervista me paciente dhe familjare ne Sherbimin Onkologjik te QSUT-se. Tregojne se u mungojne medikamentet. Edhe ku vijne ato mbarojne shpejt. Edhe nese i marrin nuk ua japin te plot kuren. Disa vijne nga rrethet dhe mundohen radheve te gjata e madje dalin edhe duarbosh. Nje zonje thote se mungojne deri tek serumet e fashot, per te mos folur per medikamente te shtrenjta si Sunitinib apo Herceptine. Ne farmacite jashte QSUT-se keto mendikamente qe permendem nuk gjenden.
Pergjigja e Drejtorise se Pergjithshme te QSUT-se. Bari transuzimab (Herceptine) me perdorim ne sherbimin onkologjik ne rruge venoze, ne njesi flakon me doze 150 mg, ne perdorim nga paciente te diagnostikuar me tumore malinj, kryesisht te kancerit te gjirit gjendet ne QSUT me nje sasi vjetore per vitin 2015 prej 2300 flakon me vlere te prokuruar 162715480 leke. Bari Sunitimib (Sutent) me perdorim ne sherbimin onkologjik ne rruge orale ne njesine kapsule 50 mg ne perdorim nga pacientet te diagnostikuar me tumore malinj kryesisht te veshkes dhe pankreasit gjendet ne QSUT me nje sasi vjetore per vitin 2015 prej 2282 kapsula me vlere te prokuruar 47259496 leke. Sasia e kotraktuar nga Ministria e Shendetesise nepermjet procedurave publike bazuar ne kerkesat e sherbimit onkologjik rezulton te jete rritur me 882 kapsula krahasuar me vitin 2013 (1400 kapsula). Kemi ilace me shume se ne 2013, por nuk i pergjigjen pyetjes sone se pse nuk ka.

Free Traffic Exchange