Rrugës së Gjirit të Lalëzit, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti, ndodhet fshati Hidrovor. Mes dy qyteteve më të mëdha, Tiranës e Durrësit, pranë zonave turistike, Hidrovori, me rreth 2000 banorë, do duhej të ishte një fshat i zhvilluar, me kopshte, shkolla e spitale? Jo vetëm që nuk është kështu, por aty mund të regjistrosh absurde nga ato që i gjen veç në Shqipëri. Shkolla e këtij fshati është në një godinë me ambulancën, aty ku mësohet dhe njëherazi mjekohen pacientë!