Sallamet, rrezik për kancer! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Produktet e përpunuara të mishit, si proshuta apo sallamet e konservuara shkaktojnë kancerin. Konkluzioni është nxjerrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës, 50 gram i këtyre produkteve, ose dy feta proshutë rritin me 18% rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Sipas kësaj organizate, rreziku nuk qëndron te mishi i kuq, i cili në vetvete është ushqyes me hekur, zing dhe vitaminë B12, por te përbërësit që shtohen për të rritur jetëgjatësinë e tij. Ekspertët i referohen, procesit të tymosjes, erëzave qe përdoren për konservimin e tij dhe kripës qe përdoret. Gjithashtu grupi i ekspertëve të qendrës kërkimore të kancerit në Britaninë e Madhe që janë marrë me këtë studim rekomandojnë shmangien e te skuqurave, pasi erëzat e përdorura ne temperaturat e larta mund të krijojnë kimikate kancerogjene. Sipas studimeve të deritanishme, 34 mijë vdekje që ndodhin çdo vit besohet të kenë ardhur nga ato dieta ku përdoren si ushqim edhe mishra të tillë të përpunuar.

Free Traffic Exchange