http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehet në Shqipëri pas 25 vjetësh. Pianistja e njohur Irma Picari do të luajë Jazz në Pianodrom. Pas koncerteve në Itali ku edhe jeton, Picari ofron për publikun ne Tirane një natë ndryshe. Koncerti Koln i Keith Jarrett dhe ?Sensualia?, një kompozim i Aleksandër Peçit, do të jenë pjesë e programit që artistja do të luajë në piano. Pas eksperiencës në konservatorin Verdi në Milano, artistja priste që Universiteti i Arteve në Tiranë të ofronte më shumë kushte, jo vetëm për të që ende nuk ka nisur provat me pianon e vetme të kësaj akademie, por edhe për studentët. E përtej kushteve që i ofron Tirana, pas 25 vjetësh, ajo do të ngjitet në skenën e Universitetit të Arteve më 27 tetor për të përcjellë muzikë të mirë.