PD: Qeveria, skandal me “Jaguaret” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet kane vazhduar te denoncojnë aferen e makinave tip ?Jaguar? qe qeveria ka planifikuar te marre per transportin e zyrtareve te larte. Sipas deputetes Mimoza Hajdarmata, skandali me luksin qeveritar është thelluar edhe për shkak te mashtrimeve qe qeveria ka bere ne faqen e saj Transparenca.Al. Opozita thekson se shpenzimet qeveritare per mirëmbajtjen e automjeteve janë 23 mije euro e jo 636 mije euro sa pretendon mazhoranca.?44 makina luksi për Ramën dhe ministrat e tij. 2 milionë euro që Tahirët, Beqët e Damianët me në krye Ramën, ti shohin qytetarët nga xhamat e errët të Jaguarëve modeli i fundit. Dhe në fund, sërish makinat i mbeten Papulit të Ramës. Një aferë e pastër korruptive që kutërbon mbare vendin. 2 milionë euro që do mjaftonin për t?u falur qytetarëve të pamundur kamatvonesat e energjisë. 2 milionë euro, pagesa e 41 mijë të papunëve, ose 34 mijë pensione fshati, apo 18 mijë e 700 pensione qyteti, që Edi Rama ia jep Papulit të tij?.Sipas opozitës, shqiptaret nuk mund te lejojnë qe qeveria te tallet me ta e për këtë duhet te ngrihen ne protesta.