Vuçiç në Moskë për “UNESCO”-n - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme për pranimin e Kosovës në UNESCO në fillim të muajit nëntor, Beogradi bën përpjekjet e fundit, për të frenuar këtë anëtarësim.Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç dhe disa ministra të kabinetit qeveritar zhvillojnë një vizitë disaditore në Rusi, ku krahas çështjeve me karakter ekonomik, do të diskutohet dhe mundësia e ndikimit të Rusisë te disa vende anëtare për të votuar kundër. Pranimi i një shteti në këtë organizatë të trashëgimisë kulturore bëhet me shumicë votash dhe shtetet nuk kanë të drejtën e vetos. Serbia shpreson që disa shtete që kanë votuar pro të abstenojnë dhe ata që janë të lëkundura të votojnë kundër. Por pavarësisht lobimit të Serbisë, Kosova kaloi testin më të rëndësishëm atë të votimit në bordin ekzekutiv ku propozimi i Shqipërisë, i mbështetur nga Gjermania e Britania mori shumicën e votave. Ky bord votoi me 27 vota në favor, 14 kundër dhe 14 abstenime. UNESCO është një organizatë që merret me nxitjen e paqes e bashkëpunimit me fokus ruajtjen e trashëgimisë kulturore në botë.