Kriza e refugjatëve, Rama në Bruksel - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-02 0

Shqipëria do të mund të bëhej pjesë e korridorit ballkanik për kalimin e refugjatëve drejt Europës, me afrimin e dimrit, në rast të devijimit të rrugëve nga Greqia. Këtë mundësi e përmendi dhe kryeministri Edi Rama në nisje të minisamitit europian në Bruksel, kur u pyet nga Top Channel se pse u ftua edhe Shqipëria në këtë tryezë.