http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej dy muajsh spitali i Burrelit vuan mungesën e mjekëve specialiste, e për pasojë pacientët duhet të sorollaten për vizitat. Sipas pacientëve ata vijnë njëherë në muaj ne spital, duke i detyruar të sëmuret te udhëtojnë drejt Tiranës, Peshkopisë apo dhe Lezhës për të kryer një vizitë minimale apo për dokumentacion. Të kontaktuar nga Vizion Plus, drejtues të Spitalit të Burrelit bëjnë të ditur se është vënë prej muajsh në dijeni Ministria e Shëndetësisë, por ende nuk ka kthyer një përgjigje se si do të veprohet me mjekët specialistë. Nëse situata do të vazhdojë kështu, atëherë Spitali i Burrelit, një ndër më të mirët në veri të vendit, rrezikon të mbyllet apo të kthehet në një qendër shëndetësore, për 70 mijë qytetare të Matit dhe rreth 30 mijë të Bulqizës.