http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një kazino është grabitur në orët e para të mëngjesit të dielës, duke marrë një shumë prej 200 mijë lekësh. Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.10 në kazinonë që gjendet përballë pallatit të sportit ?Ramazan Njala? të qytetit. Dy persona me kaska motori në kokë, të pajisur me thikë dhe më armë janë futur në kazino, ku kanë marrë shumën që ndodhej në kasë dhe janë larguar. Në kohën që ata kanë kryer grabitjen, aty ndodhej vetëm një banakiere e lokalit, si dhe një prej rojeve të sigurisë. Nga ngjarja nuk janë lënduar as roja dhe as banakierja që ndodheshin në momentin e vjedhjes, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.