Vlorë, tritol kamionçinës së vëllait - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hakmerret me tritol ndaj vëllait per shkak te konfliktit te pronësisë. Tahir Mustafaraj i vendosi lenden eksplozive kamionçinës se vëllait te tij e më pas mësohet se është larguar drejt Italisë. Shpërthim i fuqishëm ndodhi në lagjen ?Karabash? të Vlorës mesnatën e së shtunës duke u gdhirë e diela. Sasia e tritolit ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit, ne pronësi të shtetasit Sazan Mustafaraji. Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar në anë të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Pas dëshmisë se dhene ne polici, shkak i këtij atentati sipas Sazanit është një konflikt që ka nisur midis tij dhe vëllait tjetër për banesën e prindërve. Policia ka shpallur ne kërkim Tahir Musatafarajin, i cili mësohet te jete larguar menjëherë pas sulmit diejt Italisë.

Free Traffic Exchange