http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kulmin e debatit mbi reformën në drejtësi por edhe kritikat e shumta mbi sistemin, vetë gjyqtarët kërkojnë që mos të kolektivizohen të gjithë si të korruptuar. Në një mbledhje të unionit të gjyqtarëve, kryetari Gerd Hoxha tha se politika shpesh i anatemon ata që japin drejtësi. Duke mbetur te reforma gjyqtarët u shprehën kundër ngritjes së superstrukturave të cilat kontrollojnë punën e tyre. Ata thanë se reforma në drejtësi mund të bëhet dhe nga vetë ata nëpërmjet mekanizmave ligjore. Ne mbledhjen e unionit ishin te pranishëm dhe përfaqësues te dhomës se avokateve, penalistë, te cilët shprehen mendimin se reforma ne drejtësi nis me rritjen e pagave te gjyqtareve duke i larguar ata nga korrupsioni.