http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare ne Shqipëri, zhvillohet kampionati ndërkombëtar i bodybuilding dhe fitnesit. 100 meshkuj dhe femra nga 13 shtete te botes, kane nisur konkurrimin mes tyre. Ne këtë event me media partner Vizion Plus, merr pjese edhe Shqipëria me 25 sportiste ku sipas drejtuesve te shoqatës se bodybuilding, jane pretendente per vendet e para. Kampionati do te zgjasë dy dite. Te shtunën ne Pallatin e Kongreseve është zhvilluar gjysmëfinalja. Me te mire qe do te përzgjidhen nga juria ndërkombëtare, do te garojnë ditën e diele per vendet e para. Drejtues te shoqates se bodybuilding bene apel per sa me shume pjesëmarrje per mbështetjen e sportisteve shqiptare.