http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ne zyrat e shtetit çdo dite depozitohen kërkesa per pune, tregu ne Shqipëri ka nevoje për 26 mije punonjës te kualifikuar. Sipërmarrësit privat, por edhe institucionet shtetërore kërkojnë persona te arsimuar dhe te profilizuar ne zanate te ndryshme. Për te rritur mundësitë e punësimit, Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, beri apel per kualifikimin e personave ne zanatet e kërkuara nga tregu. ?Kemi shumë njerëz që kërkojnë punë dhe kemi po ashtu 26 mijë vende të reja pune, të cilat kërkojnë punëtorë të kualifikuar. Sigurisht që kemi shumë probleme dhe problemi ynë kryesor është që këta njerëz të papunë t?i bëjmë profesionistë të vërtetë, që mund të jetojnë me punë të ndershme dhe me këtë punë të ndershme mund t?i afrohen tregut shqiptar dhe tregut europian të punës. Diferenca ndërmjet vendeve bosh të kërkuara dhe njerëzve që kërkojnë punë në Shqipëri mund të reduktohet vetëm duke shkuar në shkollat e mesme të Arsimit Profesional?.Gjate nje takimi me ambasadore dhe përfaqësues te misionit evropian ne Shqipëri, ministri Klosi kërkoi mbështetjen e tyre per arsimin profesional dhe binjakëzimin e shkollave shqiptare me ato ne Gjermani, Zvicër dhe Itali. Diplomatet vlerësuan nismën e Ministrisë, duke premtuar mbështetje për arsimin profesional.