“Qeveria po na mbyt me taksa” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Taksat e larta janë shqetësimi kryesor i tregtareve ne Durrës, shqetësim te cilin ata ia kane përcjelle liderit te opozitës Lulzim Basha qe ishte paraditen e se shtunës ne tregun industrial te këtij qyteti. Sipas tregtareve, situata ekonomike eshte vështirësuar, konstatim ky qe është i njëjte me atë te Partisë Demokratike dhe Lulzim Basha zgjidhjen e sheh tek nje politike e re fiskale me ulje taksash dhe lehtësi per biznesin. Por përtej programit ekonomik qe PD po përgatit per zgjedhjet e ardhshme, Basha ka lajmëruar se edhe tani ne opozite, PD do beje te gjitha përpjekjet per te ulur taksat, përpjekje qe do te nise ne Këshillin Bashkiak te Durrësit ku demokratet do te kërkojnë uljen e taksës se pronës ne nivelin qe ajo ka qene ne vitin 2007. Pas takimit me tregtarët, kreu i opozitës Basha ka vazhduar takimet me banorë të zonës së ish-kënetës i shoqëruar nga deputetet demokrate te Durrësit, drejtues te degës si dhe nga kandidatja qe humbi zgjedhjet per kete bashki, Grida Duma.