Shiten mallrat e sekuestruara - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i qeverise ndaj luftës kundër informalitetit, ka sjelle një rritje te ndjeshme te ankandeve qe kryejnë zyrat e rezervave te shtetit. Ky është një nder te shumtat njoftime për ankand, ku evidentohet se janë nje sere mallrash te sekuestruara nga Administrata Tatimore, te cilat kane dale ne shitje. Ajo qe te bie ne sy është fakti se tatimoret, kane sekuestruar edhe rroba te përdoruara, pasi tregtari nuk ka qene korrekt me ligjin. Sekuestrimi i mallrave janë edhe një pasqyre e aksionit te qeverise.?Nëse me pare kryenim 1 apo 2 ankande, tashme kryejmë 3 ose 4 ka shkuar edhe 10 ne muaj. Kjo ka ardhur si pasoje e aksionit te qeverise ndaj infomalitetit. Mallrat janë te natyrave te ndryshme?.Zyrat e rezervave te shtetit, per Tiranën, ndodhen ne Lundër dhe hyrja brenda magazinave nuk lejohet te filmohet. Mallrat e konfiskuara qe magazinohen me se shumti vijnë nga aksionet tatimore dhe me pak nga kontrabanda ne dogana. Sipas përfaqësuesve te Drejtorisë se Rezervave, ne ankand ka te drejte te marre pjese edhe vete subjekti, te cilit i është sekuestruar malli. Por ne baze te eksperiencës, pronari i mallit nuk ka me interes për riblerjen e tij.