Dënohen aktet e dhunës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas seancës maratonë të së premtes që u karakterizua nga dhuna e bojkoti, kanë reaguar krerët më të lartë të shtetit e diplomatë të huaj. Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, dënoi dhunën në kuvend, ndërsa bëri thirrje për dialog politik. ?Skenat dhe veprimet e dhunshme në Kuvend janë të dënueshme dhe të papranueshme, mjetet e përdorura plotësisht në kundërshtim me parimet bazike të një rendi demokratik dhe një demokracie parlamentare. Apeloj te deputetët e opozitës të heqin dorë nga dhuna. Aspiratat e vendit tonë po rrezikohen thellësisht nga këto ngjarje dhe këto veprime po e dëmtojnë demokracinë që e kemi ndërtuar me mund. Apeloj te i tërë spektri politik që t?i kthehen normalitetit, që institucionet të vazhdojnë punën sepse kemi shumë sfida para vetes?.Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mbajtur mbledhjen e qeverisë në të cilën ka përgëzuar punën e policisë së vendit si brenda dhe jashtë ambienteve të parlamentit.Ndërkohë në një reagim të tij Ministri i Brendshëm Hyseni e vlerësoi të mirë gjendjen e sigurisë dhe mbarëvajtjen e situatës.Situata në parlament ka qënë në fokus edhe të diplomatit amerikan Delawie, i cili ka bërë një seri postimesh. Ai i bën thirrje kasë politike të heqin dorë nga dhuna dhe gazi lotsjellës, ndërsa ngre alarmin se kjo gjendje bllokon progresin e mëtejshëm të Kosovës.

Free Traffic Exchange