“Negociatat pas reformës në drejtësi” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtari i Parlamentit Evropian dhe Raporteri per Shqipërinë Knut Fleckenstein zgjodhi qe ne konferencën per shtyp te nënvizoje rëndësinë e realizimit te reformës ne drejtësi. Sipas përfaqësuesit te Parlamentit Europian, reforma ne drejtësi ka rendësi për te përmirësuar rezultatet ne luften kundër korrupsionit, por edhe klimën ndaj biznesit e për me tepër, është rruga e vetme per integrimin e Shqipërisë ne BE.?Nëse qeveria dhe opozita do te miratojnë reformën ne drejtësi ne gjysmën e pare te vitit te ardhshëm, unë personalisht do te mbështesja hapjen e negociatave.?Eurodeputeti është shprehur optimist edhe per arritjen e nje marrëveshje per dekriminalizimin, proces per te cilin ai negocioi nje vit me pare se bashku me Eduard Kukan, e qe u finalizua me kthimin e opozitës ne kuvend.?Besoj se shume shpejt kjo çështje do te finalizohet.Ne rast se te gjithë përqendrohen tek përmbajtja, atëherë kompromisi mund te ndodhe edhe brenda këtij viti?.Dhe duket se vizita ne Tirane i ka lënë përshtypje pozitive raporterit te Parlamentit Europian.?Mesazhi im per koleget e mi ne Parlamentin Europian, ne Komision dhe Këshill do te jete se pavarësisht te gjithë përplasjeve mes qeverise dhe opozitës, pavarësisht vështirësive, unë vërtet kam përshtypjen se politikanet shqiptare duan vërtet te ecin përpara, duan te bëjnë reforma te suksesshme dhe qe vendi te jete gati për anëtarësim ne BE dhe ne nga ana jone duhet t?i mbështesim.?Reforma ne drejtësi është theksuar nga te gjithë përfaqësuesit e Brukselit si testi ky për hapjen e negociatave per anëtarësim dhe pritshmërite e qeverise jane qe vitin e ardhshëm kur reforma te ketë kaluar ne Parlament, Komisioni Europian te rekomandoje hapjen e tyre.

Free Traffic Exchange