http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse për autoritetet tona, Shqipëria po bën progres në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, për ambasadoren e Bashkimit Evropian vazhdon të mbetet vend origjine i trafikimit.?Fatkeqësisht Shqipëria vazhdon të mbetet një vend origjine për trafikimin e adutëve, por edhe minorenëve, duke përfshirë këtu dhe detyrimin e të miturve për të kërkuar lëmoshë. Trafikimi i brendshëm mbetet sërish një shqetësim. Mes muajit maj të viti 2014 dhe gushtit të këtij viti u identifikuan 143 viktima të mundshme të trafikimit. Shumica e tyre ishin gra dhe fëmijë. Këto viktima do të vuajnë gjithnjë pasojat sociale dhe psikologjike të trafikimit, ndaj dhe ne na duhet t?u themi atyre se nuk janë vetëm dhe se ka një rrjet të tërë për ti ndihmuar.?Sipas Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri edhe pse Departamenti Amerikan i Shtetit e hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve në vëzhgim kjo është e pamjaftueshme. Tahiri tha se duhet bërë më shumë në luftën kundër trafikimit, por kujtoi se nuk duhet harruar edhe ceshtja fëmijëve te rrugës. Sipas statistikave zyrtare janë identifikuar gjithsej 340 fëmijë në situatë rruge, prej të cilëve 123 të mitur po trajtohen nga shërbimet sociale. Nga ana tjetër për here te pare, 180 viktima të mundshme të trafikimit janë pajisur me kartat e shëndetit dhe përfitojnë falas shërbimin shëndetësor. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2015 janë regjistruar në Prokurori, 25 procedime penale për veprën penale të trafikimit të personave nga 44 ceshtje per policinë.