Delawie: Jo dhunë në kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë para mbajtjes së seancës parlamentare ditën e premte, të cilën opozita ka thënë se do ta bllokojë sërish, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie ka deklaruar se përdorimi i dhunës në kuvend po bllokon njohjet e reja dhe procesin e integrimit në BE. Këte koment numri një i diplomacisë amerikane i bëri pas takimit që mbajti me kryeparlamentarin Kadri Veseli.?Për ata njerëz që sjellin armë në kuvendin e Kosovës dhe i përdorin dhunshëm kundër kolegëve të tyre, unë kam një mesazh: ju po dëmtoni ekonominë e Kosovës, ju po vëni po rrezikoni që Kosova të izolohet nga komuniteti euro-atlantik, po vëni në rrezik shanset e Kosovës për liberalizmin e vizave dhe po vononi njohjet e reja.?Ndërsa kreu i kuvendit Veseli tha se parlamenti nuk është vendi ku duhet të ushtrohet dhunë, por ku duhet të zhvillohet debati ndërpartiak. Pas njoftimit për mbajtjen e seancës ditën e premte, opozita tha se nuk do të ndalet në aksionin e saj dhe se do ta bllokojë sërish atë. AAK, Nisma e Vetëvendosja kërkojnë nga qeveria tërheqje te paktit të Brukselit për bashkësinë e komunave serbe në veri dhe marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.