Marshim për Remzi Hoxhën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
20 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës, familjarë e të afërm zhvilluan nje marshim ne Tirane, ku i bene thirrje strukturave te shtetit te zbardhe ngjarjen. Ata kërkojnë vendosjen e drejtësisë dhe arrestimin e të dënuarit kryesor Ilir Kumbaro. Familjarët e Hoxhës thonë se edhe pas 20 viteve nga të cilat 3 pas vendimit të marrë nga Gjykata,shteti shqiptar nuk bën asnjë lëvizje për zbardhjen e këtij rasti. Sipas tyre, ky është edhe një mesazh për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Marshimi simbolik për zhdukjen e Hoxhës përfundoi në dyert e kryesisë së kuvendit ku të pranishmit nga Kosova e Maqedonia depozituan një kërkesë për zbardhjen e vrasjes së të afërmit të tyre. Biznesmeni shqiptaro-maqedonas u rrëmbye më 21 tetor të vitit 1995 nga strukturat e Shërbimit Informativ gjë që iu vërtetua pas 17 viteve me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në vendimin e vitit 2012 gjykata dënoi me 15 vite heqje lirie Ilir Kumbaron ish-shefin e sigurimeve sekrete, i cili ka përfituar azil politik në Britani.

Free Traffic Exchange