http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadoret janë ne një mendje kur flasin për korrupsionin qe dominon ne Shqipëri, e me konkretisht ne sistemin e drejtësisë. Këtë here, ka qene ambasadori i Gjermanisë ne Tirane, Helmut Hofman, i cili ka lëshuar nje sere akuzash ne drejtim te gjyqtareve dhe prokuroreve per te cilët tha se gëzojnë makina dhe vila luksoze. Duke folur per klimën e biznesit ne Shqipëri, diplomati gjerman ka dhënë nje mesazh te qarte. Ai është shprehur se korrupsioni pengon investitorët e huaj. ?Shqipëria ka problem reputacionin, ky nuk është problem perceptimi, por është problem i vërtetë. Është një gjë që investitorët gjermanë ndonjëherë eksperimentojnë me praktika të qëndrueshme më konkurruese në treg. Kemi diçka që ka të bëjë me pritshmërinë e korruptonit. Kur vinë këtu, gjithmonë lind pyetja: A do ketë njerëz që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë presin që duhet të japësh para nën dorë? Kjo është frika me të cilën mund të përballesh në diskutime të tilla?.Duke folur me tej ambasadori e ka vene theksin tek proceset gjyqësore. Sipas tij, asnjë investitor gjerman nuk ka fituar gjyqe ne Shqipëri.?Ka një sundim të dobët të ligjit, ka gjykatës të cilët kanë makina të shtrenjta, vila të shtrenjta. Njerëzit i dinë këto gjëra. Asnjë kompani gjermane asnjëherë nuk ka fituar një çështje gjyqësore në Shqipëri. Po çfarë mund të bëni? Konferenca e Ballkanit Perëndimor pa na ndihmon për infrastrukturën me projektet e autostradave. Duhet të punojmë së bashku me vendet fqinje në mënyrë që të krijojmë tregje më të mëdha rajonale. Së treti , trajtoni ashtu siç duhet investitorët që janë në Shqipëri. Nuk po kërkoj trajtim preferencial, por trajtojini në mënyrë korrekte?.Kete deklarate ambasadori Hofman e beri gjate një takimi te shoqatës se konsujve te nderit, ne te cilën u diskutua për bashkëpunimin mes qeverise, biznesit dhe diplomateve për thithjen e investimeve te huaja.