Opozita, dy standarde për Frrokun - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e Këshillit te Mandateve mbrëmjen e se martës ishte një nga momentet qe tregoi dyzimin e PD mes një linje opozitare radikale dhe një opozite me konstruktive. Sipas njoftimit te kuvendit, këshilli vendosi me konsensus qe çështja e mandatit te deputetit Frroku te vendoset nga Gjykata Kushtetuese, vendim qe u konfirmua edhe nga numri 2 i PD Arben Ristani. Por vetëm pak ore me vone për mediat u shpërnda nje deklarate e PD shume me e ashpër se qëndrimi i anëtareve demokrate ne Këshillin e Mandateve. Nëpërmjet kësaj deklarate, PD dënoi vendimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës për të mbrojtur mandatin e deputetit Mark Frroku. Ndërkaq vete anëtaret e opozitës ne Këshillin e Mandateve kane preferuar te shmangin sqarimet për ketë ndryshim te linjës se opozitës. Por debate per mandatin e deputetit Mark Frroku pritet te zhvendoset ne seancën plenare, e cila do te shqyrtoje propozimin e Këshillit te Mandateve qe çështja t?i dërgohet Gjykatës Kushtetuese.