http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka shënuar progres në zgjedhjet vendore te 21 qershorit 2015 ka krahasuar me ato të vitit 2013. Duke folur ne Strasburg kryebashkiaku i Tiranes Erjon Veliaj vlerësoi gjetjet e misionit te vëzhguesve.?Misioni i vëzhguesve ka kryer një punë të shkëlqyer, duke identifikuar zonat ku është bërë progres, por edhe zonat shqetësuese, çështjet që duhen zgjidhur dhe plotësuar. Ne mbështesim vëzhgimet pozitive dhe jemi të kënaqur që misioni ka dalë në përfundimin se në këto zgjedhje ka pasur progres krahasuar me ato të 2013. Procesi elektoral ka qenë i qetë dhe i rregullt, ndërsa fushata zgjedhore ishte qytetare. Ne jemi shumë krenar që kemi plotësuar një nga kërkesat kryesore për kuotat gjinore. Si kryetar i Bashkisë së Tiranës jam i lumtur që në Këshillin tonë Bashkiak ka më shumë gra se burra?.Për Erjon Veliajn zgjedhjet e 21 qershorit ishin të parat që u organizuan me ndarjen e re territoriale.?Kjo tregon pjekurinë e votuesve që kanë votuar në bazë të kandidatëve dhe platformave të tyre dhe jo duke ndjekur verbërisht linjat partiake. Duhet vënë, po ashtu, në dukje, se Shqipëria po bën reforma për entet lokale, si strategjia e re e decentralizimit 2015-2020, është aprovuar një ligj i ri, është hartuar dhe i është prezantuar Këshillit të Evropës dhe Kongresit për të marrë opinionin?.Ndërsa, raportuesi i KiE-së për zgjedhjet Stewart Dickson, deklaroi se 21 qershori ishte një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të ambientit politik në Shqipëri.?Në ndryshim nga zgjedhjet e mëparshme, fushata ishte paqësore, qytetare dhe procesi i votimit ishte i organizuar mirë. Përveç disa incidenteve të izoluara ka pasur një qetësi dhe rregull kudo?, deklaroi Dickson. Ai theksoi se zgjedhjet në qershor kanë qenë të parat pas reformës territoriale, gjë që solli një reduktim nga 373 komuna e bashki, në 61 njësi administrative dhe ky riorganizim ishte pozitiv.?Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj mori pjese ne kongresin e autoriteteve vendore te Këshillit te Europes ne Strasburg.