http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përveç riatdhesimit me avionë te linjave te rregullta, qeveria gjermane po planifikon transportin me avionë ushtarake te azilkërkuesve, te cilëve u është refuzuar kërkesa per qëndrim. Këtu bëjnë pjese edhe rreth 100 mije shqiptare e kosovare, pas përfshirjes se Shqipërisë e Kosovës ne grupin e vendeve te sigurta te origjinës. Ekzekutivi i kryeministres Angela Merkel ka ndërmarre disa masa per përshpejtimin e procedurave te dëbimit dhe po diskuton përdorimin e avionëve Transall dhe piloteve te ushtrisë gjermane. Lajmin e beri te ditur gazeta ?Bild?, qe u referohet burimeve te qeverise. Azilkërkuesve nuk do t?u njoftohet koha e kthimit, ne mënyre qe te mos largohen nga zonat ku jetojnë.Pak dite me pare parlamenti gjerman miratoi ndryshimet ne ligjin per azilin, pjese e te cilave është edhe përshpejtimi i procesit te depërtimit te te refuzuarve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Qeveritë e landeve dhe qeveria federale kërkojnë te shtojnë numrin e te larguarve ne javët e ardhshme. Azilantet nga Ballkani kane pak mundësi per te përfituar azil, pasi autoritetet gjermane e kane bere te qarte se ato do ta përfitojnë vetëm emigrantet qe vijnë nga vatrat e luftës.