Kapen 200 kg drogë në Kapshticë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
200 kg kanabis sativa u kap nga policia në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Droga e ndarë në 50 pako ishte fshehur në një kamion në pronësi të 46 vjeçarit Edmond Selimi, i cili u arrestua. Lënda narkotike ishte e mbështjellë me letër natribani. Selimi ishte nisur me kamion nga Tirana dhe synonte te kalonte Doganën e Kapshticës. Destinacioni përfundimtar i drogës ishte Greqia, ndërkohe qe hashashi u gjet nga ekspertët e policisë, pas kontrollit të dytë të automjetit. Në një tjetër operacion, policia e Dibrës sekuestroi 11 kilogramë hashash. Në pranga ranë 4 persona, ku në banesën e njërit prej të arrestuarve Arjan Vladi u gjet sasia e drogës. Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe sekuestruan dy thasë dhe dy qeska të mbushura me kanabis sativa, si dhe një armë zjarri pushkë të cilën Vladi e posedonte pa leje.

Free Traffic Exchange