“S’ka stabilitet pa hetuar CEZ” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për liderin e opozitës Lulzim Basha, deklaratat e kryeministrit Rama janë thjesht shfaqje me regji qendrore dhe e vetmja zgjidhje për çështjen e kompanisë ceke CEZ është hetimi ndërkombëtar. Ne nje deklarate për mediat, kryetari i PD Basha ka theksuar se transparenca e plote për këtë afere është thelbësore per stabilitetin e vendit. Basha ka denoncuar edhe ministrat, deputetet dhe miqtë e kryeministrit qe kane përfituar nga paratë qe iu janë mbledhur me dhune qytetareve. Gjate nje takimi me peshkatarët e Shëngjinit ne Lezhe, kryetari i PD Basha ka premtuar se nëse vjen ne pushtet do te anuloje te gjitha koncesionet korruptive siç ishte rasti i Lagunës se Patokut.?Lagunën me ja dhënë dikujt që s?ka mbajt kallam peshkimi në dorë ndonjëherë, vetëm e vetëm që ta shesë licencën siç doli Laguna e Patokut, kjo është aferë e pastër korruptive dhe kriminale. Unë ju jap fjalën e nderit javën e parë në pushtet do t?i shfuqizoj të gjitha këto koncensione. Ju do të jeni ata që do të keni në dorë sektorin, ju do të jeni ata që do të përfitoni drejtpërdrejtë lehtësitë në këtë sektor.?

Free Traffic Exchange