http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriza e emigranteve dhe konflikti ne Siri kanë detyruar Brukselin të shtyjë publikimin e progresraportit për Shqipërinë, rreth fillimit të muajit nëntor. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, tha për Vizion Plus, se pritshmëria është për një dokument pozitiv. Reforma në sistemin e drejtësisë, sipas ministres Gjosha, është ?Thembra e Akilit? për ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit. Brukseli nuk ka përcaktuar një afat se kur reforma në drejtësi duhet përfundojë, thotë Gjosha. Edhe pse progresraporti pritet të ketë vlerësime politike, nuk mund të flitet për çelje të negociatave. Një vendim i tillë, sipas ministres së linjës varet nga reforma në sistemin e drejtësisë shqiptare, një prej kushteve kryesore të Bashkimit Europian.