Rama: Hetim i plote për “CEZ” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Hajduti bërtet kapni hajdutin!?Kryeministri Rama ka qënë i ashpër në akuzat që i ka bërë paraardhësve të tij, pas padisë që Kontrolli i Lartë i Shtetit ngriti për ministrin Damian Gjiknuri. Një vit pas shpalljes së aksionit të energjisë, në analizën se si po performon ky sektor, kryeministri tha se çdo gjë është e qartë sot kur të gjithë po paguajnë energjinë, humbjet në rrjet janë ulur dhe kompania ka arritur të dalë me fitim, se përse po sulmohen disa njerëz të caktuar.?Sot me paturpësinë më të madhe sulmojnë Ministrin e Energjisë, menaxherin e sektorit, sepse e dinë shumë mirë se çfarë mund të nxjerrë për ta rruga e historikut të suksesit. njësoj si historia e piramidave, merrni sa te doni se është Lala Gjoni. Ata që sot akuzojnë janë përgjegjësit?.Edi Rama tha se në të vërtetë, pas valës së akuzave që i bëhen qeverisë së tij, qëndron frika që fajtorët kanë nga hetimi që do t?i bëhet procesit të privatizimit me çekët dhe fundosjes së sistemit energjetik në fund kur i hoqën licencën.?Ajo marrëveshje që sot sulmohet në mënyrë të orkestruar, do ta dëshmojë që është e shtyrë nga frika legjitime e atyre që duhet të përgjigjen se çfarë i bënë sektorit energjetik, është një marrëveshje që u negociua jo në kulisa, jo si pazaret qe ata bënë nëpër cepa, që do të jetë pjesë e hetimit që do të kërkojmë, por në sy të të gjithëve dhe me çdo seance të negociatave të regjistruar?.Jo vetëm Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, por edhe Fondi Monetar me Bankën Botërore e kishte vënë kusht zgjidhjen e marrëveshjes me konsensus për të dhënë financimet për Shqipërinë, tha kryeministri. Ndërsa zv/drejtori i sekretariatit tha se nëse kjo çështje nuk do të zgjidhej me konsensus do të ishte një nga çështjet më të mëdha në historinë e arbitrazheve të energjisë.?Ishte një investim që kishte filluar keq, dhe kishte gabime të investitorit por nuk pati as mbështetje nga qeveria e asaj kohe. Patëm një heqje licence, dhe nëse nuk zgjidhej marrëveshja do të kishim një nga çështjet e arbitrazhit më të mëdha në historinë e energjisë. Do të ishte një vend që do të tregohej si histori e errët nga shtetet e BE. Çështja e pronësisë ishte e paqartë, asnjë s?do të investonte dhe sektori do të zhytej më keq?.Ndërsa ministri Gjiknuri zgjodhi këto fjalë për të sulmuar akuzuesit e tij:?Dikush e mendonte se ishte e pamundur të bëhej reforma, dhe e përçmuan, tani po e sulmojnë, por ne do të triumfojmë?.Një javë më parë, KLSH kallëzoi penalisht në prokurori Ministrin e Energjisë dhe avokaten e shtetit, me argumentin se zgjidhja e mosmarrëveshjes me CEZ i kushtoi buxhetit te shtetit një dëm prej 479 milion eurosh.