Basha në emisionin “Dritare”, shpjegon aksionin opozitar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qene i ftuari i pare i emisionit ?Dritare? te gazetares Rudina Xhunga, duke sqaruar strategjinë e opozitës dhe aksionin kundër koalicionit qeverisës PS-LSI. Vëmendja kryesore e Bashes është përqendruar tek situata ekonomike, pasi sipas tij, vendi është futur ne krize dhe 2 vjet pas ardhjes ne pushtet te se majtës shqiptaret janë te zhgënjyer. Sipas Bashes, pjese e planit te opozitës jane edhe mosbindja civile edhe zgjedhjet e parakohshme, por fokusi kryesor është tek platforma e shpëtimit kombëtar, nje platforme qe nxjerr vendin nga kriza.?Kjo është republika e Shqipërisë, nuk është republika e kryeministrit, as republika e PS, as republika e LSI, natyrisht nuk është as republika e PD; është republika e Shqipërisë ku sovraniteti i takon shqiptareve. Dhe ne momentin qe ky sovranitet eshte nen kërcenim te arbitraritetit, te dhunimit te ligjit, te inkriminimit te politikes, te korrupsionit ne keto përmasa; padyshim qytetareve iu lind e drejta këtu dhe ne çdo demokraci te ngrihen dhe te përdorin çdo mjet demokratik per te bllokuar dhe përmbysur qeverisjen. Por alternativa jone nuk është kjo; këto jane procese, te cilat ne i mbështesim fuqimisht pa asnje diskutim; alternativa është diçka tjetër, alternative është t?iu thuash shqiptareve po mire e përmbysem këtë Ramen, por ti çfare do na besh. Prandaj pjese kryesore e platformës tone është nje ndryshim rrënjësor i politikes fiskale qe do te thote taksa me te ulëta, taksa me te thjeshta dhe largim te duarve te tatimoreve dhe inspektorateve dhe policeve nga fyti i biznesit.? Basha ka theksuar se Edi Rama dhe Ilir Meta mbajnë te njëjtën përgjegjësi per kete situate te vështire qe po kalon vendi. Dhe ndërsa ka sqaruar lidhjet e tij me Ilir Meten gjate kohës kur LSI ishte pjese e qeverise Berisha, Basha ka përsëritur se nuk do te beje koalicion me LSI, për te ardhur ne pushtet.?Une zotin Meta e kam njohur përmes politikes, pra nuk eshte se kam pasur njohje personale para politikes; s ka diskutim per kete. Dhe ne kuadrin e nje koalicioni, i cili per mendimin tim ne disa fusha solli arritje te nje jete per shqiptaret siç ishte lëvizja e lire per te cilën isha vete Ministër i Brendshëm. Padyshim qe eshte nevojitur jo vetëm mirëfunksionimi formal i koalicionit, por nje komunikim sa me i mire, ne ate kohe zoti Meta ka qene Ministër i Jashtëm, nje post qe e mori nga une dhe:-A e ka bere mire ministrin e jashtëm sipas jush zoti Meta?-Nuk dua t?i kthehem vlerësimeve per zotin Meta ne qeverinë e kaluar, sepse problem është qeverisja e sotme.-Por n.q.s ka qene mire atëherë, mire duhet te jete edhe sot, dhe i bie gjithe fajin e ka Rama dhe me Meten mund te bashkëpunoni përsëri?-Jo nuk e thashë kete une, jo absolutisht jo. Unë e kam bere fare te qarte dhe dua ta bej fare te qarte dhe sot, Partia Demokratike nen drejtimin tim, nuk kerkon, as nuk pranon koalicion as me Edi Ramen...

Free Traffic Exchange