http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri europian Johannes Hahn dështon te binde partite kryesore politike ne Maqedoni te kapërcejnë dallimet per zbatimin e marrëveshjes se 2 qershorit. Palet nuk gjeten konsensus per projektligjin per ndalimin e publikimit te materialeve te përgjuara, çka solli edhe bllokimin e pikave te tjera te marrëveshjes. Ne mbyllje te bisedimeve maratone ndërmjetësuesi Hahn nuk e fshehu dëshpërimin. ?Ishte ditë e keqe, shpresoj që nesër të jetë ditë më e mirë. Ende është gjithçka e mundur. Jam i dëshpëruar, por ka gjasa të respektohet marrëveshja. Është e qartë se nuk po kuptohet serioziteti i situatës. Duhet lidership për normalizimin e situatës dhe perspektivës evropiane të vendit?. Ndersa kryeministri Gruevski shmangu komentet, nje reagim erdhi nga lideri i opozites, Zoran Zaev.?Nuk mund të pajtohemi qe të dënohen mediat dhe redaktorët e mediave me ligje që nuk gjenden askund në botë dhe në kundërshtim me vlerat evropiane. Është e paqartë të harxhohen 8 orë në ligjin për pergjimet, në vend qe te zbatohet ajo që është miratuar më 2 qershor dhe 15 korrik?. Liderët e dy partive shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së u larguan disa orë përpara përfundimit të bisedimeveAli Ahmeti: Mendoj se nga të gjitha këto bisedime të gjata ka gjëra që janë afruar, por ka edhe disa dallime të vogla. Do vazhdojnë grupet e punës për ti përmbyllur të gjitha dallimet që ekzistojnë. Sigurisht që ka dallime në lidhje me kompetencat, ligjin për Qeverinë, ministrat.Grupet e punes vazhdojnë bisedimet per emërimin e ministrave nga radhët e opozitës, votimin e ekipit të prokurores speciale nga ana e Këshillit të Prokurorëve, por komisioneri Hahn u largua drejt Brukselit per shkak te axhendes se ngjeshur.