Emigrantët në shi e të ftohtë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E përballur me fluks emigrantesh qe vërshojnë nga Kroacia, qeveria sllovene kërkon ndihmën e ushtrisë. Ekzekutivi ka propozuar ndryshime ne ligjin per mbrojtjen, qe pritet te miratohen nga parlamenti dhe qe do te lejojnë trupat te ndihmoje policinë ne ruajtjen e kufirit. Ne deklaratën e qeverise theksohet se vendet anëtare te BE-se duhet ta marrin ne konsiderate se Sllovenia eshte nje vend i vogel, me mundësi te kufizuara te kontrollit te kufijve e strehimit te emigranteve dhe te tregojnë mbështetje. Autoritetet sllovene kanë thënë se do të pranojnë vetëm 2,500 emigrantë në ditë. Kufizimet kanë bërë që mijëra njerez të bllokohen në Kroaci dhe Serbi, ne kushtet e vështira te motit të ftohtë dhe me reshje. Edhe pse hapi kufijtë per emigrantet, nje pjese e tyre jane kthyer mbrapsht ne kufirin kroat per shkak te arritjes se kuotës ditore. Qindra e mijëra emigrantë, kryesisht nga Siria, Afrika dhe Afganistani kane mbërritur përmes Turqisë ne Ballkan me destinacion vende si Austria dhe Gjermania.

Free Traffic Exchange