http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria i ka dhëne te drejte shqetësimeve te biznesit, kryesisht atij fason, duke bere qe te përjashtoje ketë sektor nga tarifa e skanimit prej 22 euro qe ata paguanin. Ketë te mërkurë drafti pritet te miratohet ne qeveri, duke i hequr fasoneve kostot e skanimit, te cilat i merr përsipër vete shteti. Donika Mici qe përfaqëson nje prej bizneseve ne ketë sektor tregon kosto qe ajo ka paguar. Një tarife e tille skanimit, sipas Micit, nuk aplikohet ne asnjë nga vendet e europes, ndaj ajo e ka quajtur atë një gjobe qe duhet te paguajnë bizneset. Fasonet ne letrat qe i kane dërguara kryeministrit dhe Ministrit te Financave ka evidentuar se kostot e këtij procesi shkojnë nga 5 mije deri ne 15 mije euro ne vit. Kësaj kostoje po t?i shtojmë edhe rritjen e tatim fitimit me 5 % qe aplikoi qeveria këtij viti, i krijojnë këtij biznesi vështirësi te mëdha financiare.