Kapet grabitësi i kambistit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sapo doli nga burgu iu rikthye sërish grabitjeve. Kreshnik Berisha, i cili u arrestua, pasi plagosi e më pas grabiti një kambist në qytetin e Fierit ishte dënuar në vitin 2005 me 15 vite heqje lirie për të njëjtën vepër penale. 34 vjeçari nga fshati Mëzez i Tiranës u lirua me kusht në dhjetor të vitit 2014, pasi kishte kryer vetëm 10 vite të dënimit. Edhe pse ende nuk dihet se cili ka qenë motivacioni për lirimin e tij, Berisha ka një të kaluar kriminale të pasur, pasi ka qenë pjesë e ish bandës së Niklës. Të 7 anëtarët e saj janë dënuar në total me 86 vite heqje lirie për 7 grabitje me armë, vrasje të mbetur në tentativë por edhe pengmarrje. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria në atë kohë, shtate te arrestuarit nisën aktivitetin tyre kriminal ne vitin 1998 ku pre e sulmeve të mëparshme të bandës kanë qenë dhe tre kambistë të tjerë. Krimet e bandës u zbuluan në kompjuterin e 34 vjecarit Berisha, i cili kishte hedhur në një dokument të gjitha ngjarjet përfshirë dhe emrat e anëtarëve të tjerë të arrestuar. Ky nuk është rasti i parë që sapo të liruar nga burgu i rikthehen krimeve. Për Sokol Mjacajn, i cili vrau dy turistët cekë arrestimi ishte i treti brenda 5 viteve. Vetëm 20 vjeç ai kishte provuar qelitë e burgut për grabitjen dhe vrasjen e një të mituri, por mosha e vogël si dhe procedura bënë që ai të shpëtonte me 5 vite heqje lirie. E njëjta histori dhe për Kristi Pinen një nga të akuzuarit se merrte porosi nga burgu për të kryer vrasje. Në dëshminë e tij ai tha për hetuesit se vetëm pak ditë pasi ishte liruar nga burgu i Elbasanit një vit më parë, ai ekzekutoi në Shkodër Ibrahim Manin. Pine ishte dënuar me 3 vite heqje lirie për grabitje.

Free Traffic Exchange