Gent Hazizi vjen me stand up komedi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ai do të ngjitet i vetëm në skenë për më shumë se një orë. Disa do ta quajnë guxim të madh një shfaqje teatrale si stand up komedia që Gent Hazizi do të sjellë këtë javë në kryeqytet. Edhe pse në një zhanër të palëvruar shumë në skenat shqiptare, aktori rrëfen se kjo është alternativa artistike për të cilën ai ka punuar prej kohësh. Panorama familjare që përcjell Gent Hazizi në këtë shfaqje komedi, ashtu sikurse edhe në realitetin shqiptar përzihet jo pak herë me politikën, sportin apo ?zhvillimet? ekonomike në vend. E meqenëse kjo shfaqje është shkruar për të gjithë shqiptarët Gent Hazizi, mendon ta përcjellë atë kudo ku ka një skenë. Shfaqja vjen në kryeqytet në Teatrin Kombëtar më 19 dhe 20 tetor.

Free Traffic Exchange