http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Bejto Kotaj një nga shtate te arrestuarit per laboratorin e drogës te zbuluar dy dite me pare ne zonën e ish-kënetës ne Durrës. Biznesmeni nga Shkodra e banim ne Koplik ishte i pari qe u ul ne bankën e te akuzuarve. Ai deklaroi ne gjykate se nuk ka lidhje me trafikimin e drogës per te cilin akuzohet. Prokuroria kërkoi per te masën e sigurisë arrest me burg ?, nen akuze si financues i këtij trafiku. Kotaj është pronar i nje pabi ne rrugën ?Pjeter Bogdani? ne zonën e ish-bllokut ne Tirane. Me akuzën e financuesit te grupit doli para gjykatës edhe biznesmeni nga Tirana Ajet Sula. 39-vjeçari Festim Xhelilaj, i cili sipas Prokurorisë është transportues i kanabisit nga Kruja ne Durrës. Ai dyshohet se mbante edhe lidhjet me trafikantet italiane dhe rezulton pronar i nje firme ndërtimi ne Itali. Per te njëjtën akuze, prokuroria kërkoi arrest me burg edhe për Pajtim Bracaj, i cili sipas te dhënave te Qendrës Kombëtare te Regjistrimit rezulton administrator dhe aksioner me 100 % i kapitaleve te një kompaninë te naftës me seli ne Fier. Me akuzën është njohur edhe Iqmet Pashollari, pronar i viles dy kateshe ne Durrës, e cila ishte shndërruar ne nje laborator te përpunimit te kanabisit, ku gjet dhe sasia prej 700 kilogramë lende narkotike. Ndërkohe qe është shpallur ne kërkim djali i tij Valter Pashollari. Babe e bir, pasi e siguronin drogën nga kultivuesit ne Kruje dhe Malësi te Madhe, e përpunonin ne laborator, dhe me tej dyshohet se e trafikonin ne Itali. 47-vjeçari Qerim Xeka me banim ne Kruje dhe djali i tij 25 vjecar Lutfi Xeka sipas Prokurorisë, kultivonin kanabisin. Te gjithë te arrestuarit qe akuzohen si pjese e grupit te strukturuar kriminal do te qëndrojnë ne masën e sigurisë arrest me burg. Hetimet kane nisur qe nga muaji qershor i këtij viti dhe janë drejtuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda me bashkëpunimin e tre drejtorive te policisë, te Shkodrës, Durrësit e Tiranës. Te gjithë te dyshuarit janë vendosur ne përgjim me vendim gjykate.