http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një javë pasi lumi Gjanicë doli nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje te mëdha, ka nisur puna për pastrimin dhe thellimin e tij. Faza e pare e projektit përfshin një sipërfaqe prej 5 km të shtratit dhe pritet që t?i japin fund përmbytjes së banesave dhe bizneseve ne disa lagje te Fierit. Për kryebashkiakun, Armando Subashi projekt do t?u vije në ndihmë qindra banorëve. Ndërkohë grupet e kontrollit kanë nisur punën për evidentimin dhe regjistrimin e dëmeve në terren. Dokumentacioni lidhur me shkallën e dëmtimeve pritet të dorëzohet në Bashkinë e Fierit, nga ku do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak.