PD padit Artan Lamen në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratët kanë depozituar ne Prokurori dokumentacionin që kanë në dispozicion për atë që e konsiderojnë korrupsion përmes tenderave tek ALUIZNI për punë të kryera më parë. Deputeti Gent Strazimiri, tha se gjatë muajit mars kreu i Agjencisë, Artan Lame, ka qenë në degën tek ?Ali Demi?, ku tregoi për grupet që punonin në terren për matjet.?Pra, kishte një ushtri me njerëz në rrugë për të bërë matjet, dhe sot për punën e bërë, për produktin që e ka në sirtar, në fakt një produkt që e ka gjetur aty, sepse është bërë para vitit 2013, Lamja ka nxjerrë ca miliona të mira nga arka e shtetit, 1.5 milionë dollarë, dhe ia ka dhënë mikut të tij. Për operacionin korruptiv është kujdesur drejtoresha e Lames, zonja Dervishaj! Ajo që mban firmën dhe vulën, ka përcaktuar kriteret e tenderit, dhe rastësisht në fund, milionat i merrka burri i saj, zoti Dervishaj. Ai që nuk linte vend pa dhënë mendimin e tij të vyer, nga kangjellat e Presidencës e deri tek pllaka ne kalanë e Lezhës, ka disa ditë që ka humbur! Për 1.5 milionë dollarët në fjalë ?nuk ka mendim??Strazimiri në distancë i kërkoi llogari drejtorit të ALUIZNI, për tenderat e kryer. ?Nëse ?zoti Lam? do të fliste, do të duhej të na tregonte cili ekspert prokurimesh garanton pastërtinë e nje tenderi konsulencë 600,000 dollarësh të kryer në veç 3 jave? Nëse ?zoti Lam? do të fliste, do te duhej të na tregonte cila qenkësh kjo kompani konsulence shqiptare që paska mbi 200 punonjës të trajnuar dhe me eksperience që të mundet të tejkalojë ritmet e ALUIZNI-t i cili na paskësh patur mbi 100 punonjës ne terren vetëm në Tiranë? Nëse ?zoti Lam? do të fliste, do të duhej të na shuante kureshtjen edhe mbi faktin se cila kompani konsulence paguhet 8,000 dollarë në ditë, dmth 100 dollarë ora? PSE duhen bërë këto matje nga firma private, kur ALUIZNI e ka strukturën të ngritur prej vitesh, me qindra punonjës me eksperience e të trajnuar dhe që po ecnin me ritme aq te larta sa ç?na deklaruat para 16 muajsh? Si shmanget konflikti i interesit kur tenderin e fiton bashkëshorti i drejtoreshës që harton termat e referencës për tenderin në fjale??Por tek faqja e qeverisë transparenca.al, reagimi është ai i pak ditëve me pare, si përgjigje ndaj akuzave të bëra nga Jamarber Malltezi. ALUIZNI sipas qeverise, e ka detyrim ligjor procesin e evidentimit në terren të ndërtimeve pa leje edhe përmes subjekteve private. Gjithashtu, thuhet se procesi i prokurimit të këtij shërbimi nga ana e ALUIZNI-t është krejt transparent, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.